Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qeni kafshon për vdekje fëmijën 8 muajsh, në sy të të ëmës dhe gjyshes

Qeni kafshon për vdekje fëmijën 8 muajsh, në sy të të ëmës dhe gjyshes

12:44, 12/04/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnje është kafshuar për vdekje nga një qen.

Ansa raporton se fëmija vetëm 8 muajsh u kafshuar nga qeni që prindërit mbanin në shtëpinë e tyre, në periferi të qytezës së Tricases.

Nga sa është mësuar, qeni ishte nga ata që mbaheshin për gara, ndërsa nuk dihet nëse ka paraqitur dhe më herët sjellje agresive ndaj familjarëve.

Tragjedia ndodhi në kohën e darkës në kopsht, në prani të nënës dhe gjyshes që nuk bënë dot asgjë për të shmangur këtë ngjarje fatkeqe.

Pavarësisht se ato nxituan që ta çonin foshnjen drejt spitalit, mjekët nuk kishin se çfarë bënim më, pasi djali tashmë ishte i vdekur. Karabinierët mbërritën në vend për të kryer hetimet e rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco