Del nga terapia intensive kryeministri britanik Boris Johnson

Del nga terapia intensive kryeministri britanik Boris Johnson

20:37, 09/04/2020
A+ Aa A-

Sipas një lajmi të publikuar nga Downing Street, gjendja e Kryeministri britanik Boris Johnson është përmirësuar dhe si pasojë ka lënë terapinë intensive.  

Në deklaratë thuhet se, 55 vjeçari ndodhet në gjendje shumë të mirë, megjithatë do të vijojë të jetë në monitorimin e mjekëve.

Kryeministri u shtrua për disa ditë në Spitalin e Shën Thomasit në Londër të dielën e 5 prillit, sepse ai po shfaqte simptoma "të vazhdueshme" 10 ditë pasi rezultoi pozitiv për virusin.  

Sakaq, gjendja e tij filloi të përmirësohet një natë më parë, kur kancelari Rishi Sunak njoftoi se tashmë kryeministri britanik mund të ulej në shtrat pa ndihmën e mjekëve, ndërsa shtoi se po ndiqte gjithashtu punët e qeverisë.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili është duke zëvendësuar kryeministrin, është shprehur se ishte “i sigurt” që Kryeministri do të shërohet nga kjo sëmundje, duke e përshkruar atë si një “luftëtar”.

Ndërkaq, zyra e qeverisë konfirmoi gjithashtu se rishikimi i planifikuar për lehtësimin e mundshëm të kufizimeve të koronavirusit do të shqyrtohet javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco