Afërsisht 1000 vdekje nga COVID-19/ Hungaria zgjat karantinën për një periudhë të pacaktuar

Afërsisht 1000 vdekje nga COVID-19/ Hungaria zgjat karantinën për një periudhë të pacaktuar

18:30, 09/04/2020
A+ Aa A-

Hungaria ka zgjatur një bllokim mbarëkombëtar në mënyrë të pacaktuar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten Kryeministri Viktor Orban, duke u kërkuar qytetarëve të respektojnë rendin pavarësisht festës së Pashkëve.  

Hungaria ka regjistruar zyrtarisht 980 raste të konfirmuara dhe 66 vdekje nga koronavirusi, megjithëse qeveria ka pranuar se numri i rasteve faktike është ndoshta shumë më i lartë pasi vendi i afrohet fazës së infeksioneve masive, raporton Reuters.  

Vendi prezantoi urdhërat e qëndrimit në shtëpi gjatë muajit të kaluar. Ky urdhër ishte gati të skadonte gjatë fundjavës së Pashkëve, kur hungarezët vizitojnë tradicionalisht familjen dhe burrat luajnë duke spërkatur gratë me ujë ose kolonjë në një ritual të pjellorisë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco