Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Britania në rrugën e Spanjës/ Konfirmohen 887 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Britania në rrugën e Spanjës/ Konfirmohen 887 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi

16:26, 09/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Anglia, Skocia dhe Uellsi kanë regjistruar 887 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e rritur totalin e Britanisë në 7,984 viktima, ndërsa kriza e koronavirus vazhdon.  

vdekjet e sotme, janë më të ulëta se  938 të njoftuar dje, por prapë paraqet rritjen e dytë më të madhe që nga koha kur epidemia filloi gati gjashtë javë më parë, raporton Dailymial.  

Shëndeti Publik Anglez njoftoi 765 vdekje në spitalet e saj në mesin e pacientëve të moshës midis 24 dhe 103, duke arritur në total në 7,248 viktima në Angli.  

Qeveria Skoceze njoftoi këtë pasdite se 81 njerëz të tjerë kishin vdekur atje, duke e rritur numrin e përgjithshëm kombëtar në 447 dhe Uellsi konfirmoi edhe 41 vdekje, duke rritur numrin e vet të viktimave në 286.  

Një azhurnim i plotë nga Departamenti i Shëndetësisë, përfshirë numrin e testeve të reja pozitive, pritet këtë pasdite.  
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco