Urdhëroi bllokimin e rrugëve për t’u mbrojtur nga COVID-19, kreu i qytetit meksikan vritet nga bandat

Urdhëroi bllokimin e rrugëve për t’u mbrojtur nga COVID-19, kreu i qytetit meksikan vritet nga bandat

13:11, 09/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i qytetit meksikan Mahahauala, Obed Duron Gomez, është vrarë nga narko-bandat pasi kishte urdhëruar të bllokohen rrugët që çojnë në qytetin e tij, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Gomez, i pari i qytetit Mahahauala, është vrarë ndërkohë po udhëtonte drejt pjesë jugore të Meksikës – më saktësisht në Kintana Ro.

Ai në momentin e kobshëm ishte brenda një minibusi me pasagjerë tjerë, kur disa persona që ishin në një veturë në lëvizje pranë tyre hapën zjarr.

Por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Sulmuesit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, kurse hetuesit që kishin dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur 20 gëzhoja të plumbave si dhe veturën që është përdorur për sulm.

Gomez ishte kërcënuar vazhdimisht nga bandat kriminale që bëjnë shpërndarjen e drogës, pasi nuk u kishte pëlqyer vendimi i tij të bllokojë rrugët që qojnë në qytetin Mahahauala. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco