‘Luftojnë’ korornavirusin/ Mbi 600 të vdekur nga alkooli toksik në Iran

‘Luftojnë’ korornavirusin/ Mbi 600 të vdekur nga alkooli toksik në Iran

20:08, 07/04/2020
A+ Aa A-

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në Iran është rritur edhe numri i helmimeve me alkool toksik dhe të falsifikuar i cili përdoret kundër virusit.  

Mbi 600 persona kanë vdekur nga alkooli toksik në Iran që nga 6 marsi i këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).  

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, zëdhënësi i gjyqësorit në vend Ghulam Hussain Ismaili ka thënë se për shkak të alkoolit toksik qindra persona e kanë humbur jetën.  

"Konsumi i alkoolit nuk është një mjet trajtimi kundër COVID-19, por është vdekjeprurës", tha ai.  

"Në mbarë vendin janë helmuar mbi 3.000 persona ndërsa mbi 600 kanë vdekur", tha Ismaili.  

Ai tha se shumë persona që prodhojnë alkool janë kapur dhe do të dënohen rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco