‘Po lutemi për Johnson, beteja e tij është e frikshme’

‘Po lutemi për Johnson, beteja e tij është e frikshme’

11:34, 07/04/2020
A+ Aa A-

Shefi i kabinetit qeveritar në Angli, Michael Gove, deklaroi sot se ministrat po luten për shëndetin e kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ai tha se beteja e tij është vërtetë e frikshme.

Johnson u vendos në terapi intensive mbrëmë në një spital në qendër të Londrës.

Daily Mail shrkuan se 55-vjeçari u transferua në kujdesin intensiv për shkak se kishte vështirësi në frymëmarrje. Kjo bëri që vendin e tij ta zërë Ministri i Jashtëm, Dominic Raab.

Në një intervistë këtë mëngjes, Gove tha se kryeministri po merr trajtim nga mjekët më të mirë.

“Shpresa dhe lutjet tona janë për të dhe familjen e tij,” tha ai për BBC.

Ai shtoi se beteja e Johnson tregoi se duhen zbatuar rregullat e distancimit social dhe se ky virus është vërtet i frikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco