Protokolli britanik/ Kryeministri Johnson zëvendësohet nga Ministri i Jashtëm

Protokolli britanik/ Kryeministri Johnson zëvendësohet nga Ministri i Jashtëm

23:46, 06/04/2020
A+ Aa A-

Pas shtrimit në terapi intensive të kryeministrit të vendit, Sekretari i Jashtëm i shtetit në Britani, Dominic Raab ka folur për herë të parë.  

Sekretari Raab do të jetë ai që do zëvendësojë Boris Johnson. Sekretari i tha BBC-së se do të zëvendësojë kryeministrin “aty ku është e nevojshme për të ecur përpara me planet e qeverisë për të mposhtur koronavirusin”.  

Ai thotë se Boris Johnson ka qenë duke marrë “kujdes të shkëlqyeshëm” në Spitalin St Thomas ‘në Londër dhe se qeveria dëshiron të falënderojë të gjithë stafin e NHS në të gjithë vendin për punën që ata po bëjnë gjatë shpërthimit të virusit.  

I pyetur nga Laura Kuenssberg e BBC-së se sa i shqetësuar publiku duhet të jetë për një qeveri në funksion të plotë nga sot e tutje, Raab thotë se fokusi do të vazhdojë të jetë në sigurimin e “direktivave të kryeministrit dhe të gjitha planet për t’u siguruar që ne mund të mposhtim koronavirusin dhe ta udhëheqim vendin përpara përmes kësaj sfide”.  

Ai shton: “Ka një frymë skuadre jashtëzakonisht të fortë pas Kryeministrit dhe jua bëj të qartë që ne kemi marrë të gjitha planet që Kryeministri na ka udhëzuar… e për t’i zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur.”  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco