Ndërron jetë si pasojë e COVID-19 nëna e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.
Dolors Sala Carrio, 82-vjeçe, u diagnostikua me Koronavirus pasi shfaqi simptomat e para në Barcelonë, ndërsa sot ka qenë vetë klubi anglez ai që ka njoftuar vdekjen e saj.
"Familja e Manchester City-t është e hidhëruar të raportojë vdekjen e nënës së Pep Guardiolas, Dolors Sala Carno në Manresa, Barcelonë pasi u infektua nga Koronavirusi. Ajo ishte 82 vjeçe", thuhet në njoftimin e klubit.
Dolors Sala Carrio
Spanja është një prej shteteve më të goditura nga COVID-19. Deri tani, vendi iberik regjistron mbi 135 mijë të infektuar dhe mbi 13 mijë viktima. /A.R, Syri.net
© SYRI.net