Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Si po bëhet gati Europa për rihapjen/ E para nis Austria...

Si po bëhet gati Europa për rihapjen/ E para nis Austria...

14:47, 06/04/2020
A+ Aa A-

Disa nga vendet evropiane kanë nisur të detajojnë planet për rifillimin e jetës pas izolimit për shkak të koronavirusit.

Austria u bë sot vendi i parë që prezantoi një plan të detajuar për t’i dhënë fund izolimit. Ky vend do e nisë me dyqanet e vogla fillimisht më 14 prill, kurse qendrat tregtare do hapen më 1 maj. Hotelet dhe restorantet do hapen në mes të majit. Shkollat do jenë të mbyllura deri në mes të majit dhe aktivitetet e mëdha publike do ndalohen deri në fund të qershorit.

Danimarka planifikon po ashtu që të heqë kufizimet pas Pashkëve, por kërkon nga njerëzit që të shmangin turmat në trena dhe autobusë.

Ndërkohë Gjermania synon të hapë shkollat në baza rajonesh. Po ashtu nëse niveli i infeksioneve mbetet i ulët, Gjermania do të hapë edhe restorantet dhe dyqanet, por numri i personave brenda do jetë i limituar.

Në Itali, autoritetet kanë nisur të flasin për një fazë të dytë, kur do të bashkëjetohet me virusin duke mbajtur maska dhe kryer më shumë testime.

Në Spanjë pritet që të rifillohet puna edhe në disa sektorë joesencialë pas Pashkëvë.

Megjithatë zyrtarët thonë se jeta nuk do kthehet në normalitet menjëherë dhe masat do mbeten edhe për disa javë të paktën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco