Sa e keqe është gjendja për kryeministrin britanik?

Sa e keqe është gjendja për kryeministrin britanik?

14:39, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i infektuar me koronavirus vazhdon të jetë i shtruar në një spital në Londër.

Daily Mail raportoi më herët se ai është vendosur në oksigjen, ndërkohë që shqetësimet për gjendjen e tij janë shtuar. Ai vazhdon të ketë kollë dhe temperaturë. Simptomat nuk janë më të buta si në fillim.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se ai është nën vëzhgim, por refuzoi të thotë nëse është diagnostikuar me pneumoni.

Ai insistoi se zoti Johnson është në humor të mirë dhe se vazhdon kontaktet me ndihmësit e tij.

55-vjeçari u pranua në spital mbrëmë pasi kishte dhjetë ditë me temperaturë.

Gazeta shton se shëndeti i tij është përkeqësuar për shkak se ai ka vazhduar të punojë me ritme të larta edhe kur ishte sëmurë. Një deputet tha se ai nuk duhej të kishte punuar kaq shumë në përpjekje për të ngjarë me heroin e tij, Ëinston Churchill.

55-vjeçari i infektuar me koronavirus u dërgua mbrëmë në spital. The Sun shkruan se ai nuk u dërgua me ambulancë.

Ndërkohë, ende nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë në spital. Një ndihmës i tij tha se do të qëndrojë aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Shumica e njerëzve e kalojnë brenda një jave sëmundjen. Por nëse temperatura vazhdon më gjatë, ekziston mundësia që të kalohet në pneumoni. Shqetësimi për shëndetin e Johnson është shumë i madh jo vetëm në Britaninë e Madhe.

Burimet zyrtare thonë se Johnson mbetet sërish në detyrë, kurse mbledhjen e qeverisë sot do e drejtojë ministri i Jashtëm, Dominic Raab.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco