Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shtohen shpresat se Spanja po e kalon pikun

Shtohen shpresat se Spanja po e kalon pikun

13:44, 05/04/2020
A+ Aa A-

674 persona humbën jetën në Spanjë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 135 më pak se një ditë më parë

BBC

Numri i njerëzve që kanë vdekur në Spanjë brenda një dite ka rënë për të tretën ditë me radhë në 674.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 12.418, me 130.759 raste të konfirmuara në total.

Ndërsa Spanja arriti një rekord të rëndë këtë fundjavë- numrat e rasteve të saj tejkaluan dje Italinë- shifrat gjithashtu po shtojnë shpresat se vendi po e kalon kulmin e shpërthimit të epidemisë.

Numri i vdekjeve sot është më i ulëti në 10 ditë, dhe hera e paër që nga 26 marsi me më pak se 700 viktima në një ditë.

Sidoqoftë, lufta akoma është larg fundit për Spanjën. Kryeministri Pedro Sanchez e zgjati bllokimin e vendit për tri javë të tjera deri më 26 prill, duke i thënë kombit se kufizimit po shpëtonin jetë njerëzish.

Në një koment të publikuar në gazetën spanjolle El Pais dhe gazetën britanike Guardian, Sanchez paralajmëron gjithashtu pjesën tjetër të Europës të mos jetë e vetëkënaqur.

“Është koha që të shkëputemi nga dogmat e vjetra, kombëtare. Ne kemi hyrë në një epokë të re dhe kemi nevojë për përgjigje të reja. Le të ruajmë vlerat tona pozitive dhe të rishpikim pjesën tjetër,” shkroi ai.

“Duhet të veprojmë tani ose kurrë, sepse pikërisht në këtë moment, Europa është në rrezik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco