Mjeku britanik: Mund të mbrohemi nga koronavirusi nëse bëjmë këto tetë veprimeve në vetizolim

Mjeku britanik: Mund të mbrohemi nga koronavirusi nëse bëjmë këto tetë veprimeve në vetizolim

13:00, 05/04/2020
A+ Aa A-

Doktor Hilari Jones nga Britania e Madhe zbulon cilat janë ato veprime kryesore të cilat na mbrojnë nga coronavirusi 

Nëse u përmbaheni këtyre këshillave, rrezikun nga sëmurja e zvogëloni në minimum.

? Përdorni garniturën tuaj për ushqim. Secili do të duhej të ketë gotën e vet, thikën, pirunin, pjatën të cilat nuk do t’i ndajë me anëtarët e tjerë të familjes. Enët lani ekskluzivisht me ujë të nxehtë, më së miri është t’i lani në makinën e larjes së enëve, sepse kështu me siguri viruset do të eliminohen.

? Fshirja e të gjitha sipërfaqeve, me mjete për dezinfektim, të cilat i prekni është e obligueshme, madje nëse është e mundshme disa herë në ditë apo çdoherë kur hyni në shtëpi.

? Peshqirët dhe çarçafët lani në temperaturë më së paku 60 gradë. Vetëmkështu do të jeni të sigurt që viruset janë zhdukur.

? Për të penguar përhapjen e virusit, gjithashtu është e domosdoshme t’i përdorni peshqirët personalë.

? Mbeturinat nxirreni nga banesa sa më shpesh, sepse në mbeturina mund të qëndrojnë viruset edhe deri në disa orë.

? Këpucët dhe rrobat të cilat i keni mbajtur derisa keni shkuar në dyqan apo në farmaci hiqni dhe lajini sa më parë.

? Ajrosni dhomat disa herë në ditë.

? Për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë, mjeku rekomandon të mbani kontakte sa më shpesh me njerëz të tjerë nëpërmjet telefonit.

? “Tani përkrahja është shumë e rëndësishme, ajo vërtet mund të forcojë mendjen tonë dhe të na ndihmojë ta kalojmë këtë situatë të pakëndshme”, ka thënë ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco