Hakerët e lidhur me Iranin sulmojnë emailet e OBSH gjatë koronavirusit Zyra rajonale e OBSH në Uashington

Hakerët e lidhur me Iranin sulmojnë emailet e OBSH gjatë koronavirusit

14:54, 02/04/2020
A+ Aa A-

Hakerët që punojnë në interes të qeverisë iraniane kanë tentuar të depërtojnë në emailet personale të personelit të Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë epidemisë së koronavirusit, thanë katër persona me dijeni për këtë çështje.

Nuk është e qartë nëse ndonjë llogari u komprometua, por sulmet tregojnë se si OBSH dhe organizatat e tjera që po punojnë për të frenuar koronavirusin kanë rënë nën një bombardim dixhital të vazhdueshëm, nga hakerat që kërkojnë informacione rreth epidemisë.

Reuters raportoi në mars se përpjekjet e hakerave kundër agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të saj ishin dyfishuar që nga fillimi i krizës së koronavirusit, i cili tani ka vrarë më shumë se 40,000 në të gjithë botën.

Përpjekjet e fundit kanë vazhduar që nga 2 marsi, kur u përpoqën të vidhnin fjalëkalime nga personeli i OBSH-së duke dërguar mesazhe me qëllim të keq, duke  imituar shërbimet e Google, në emailet personale të tyre, një teknikë e zakonshme hakimi e njohur si "phishing", sipas katër personave të informuar në sulmeve.

"Ne kemi parë disa sulme, nga ata që duken si sulmues të mbështetur nga qeveria iraniane e që synojnë organizatat ndërkombëtare shëndetësore kryesisht nëpërmjet “phishing" tha një nga burimet, i cili punon për një kompani të madhe teknologjike që monitoron internetin për veprimtaritë e dëmshme.

Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasareviç konfirmoi se emailet personale të personelit të OBSH ishin në shënjestër të sulmeve të “phishing”, por tha se OBSH nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. "Në dijen tonë më të mirë, asnjë prej këtyre përpjekjeve të hakerave nuk pati sukses," tha ai.

Qeveria e Iranit mohoi çdo përfshirje. "Këto janë gënjeshtra të mëdha për të bërë më shumë presion mbi Iranin," tha një zëdhënës në ministrinë e teknologjisë së informacionit në Iran. "Irani ka qenë viktimë e hakerave."

Karim Hijazi, shefi ekzekutiv i firmës së inteligjencës kibernetike Prevailion, ndau të dhënat e tij të kapura kohët e fundit me Reuters që tregojnë se një grup i sofistikuar hakerash po synonte në mënyrë aktive organizatën globale të shëndetësisë.

Hijazi tha se identiteti i hakerave ishte i vështirë për t'u përcaktuar, megjithëse teknikat e tyre  qenë të përparuara.

Përpjekjet e ndërhyrjes janë të dallueshme nga të tjerët. Burimet thanë se mendohej se ishte punë e një grupi të përparuar të hakerave të njohur si DarkHotel që kishin qenë më parë aktiv në Azinë Lindore - një zonë që është prekur veçanërisht nga koronavirus .

Motivet e hakerave nuk ishin të qarta, por synimi për tek emailet personale të zyrtarëve është një teknikë e njohur e mbledhjes së të dhënave të shërbimeve inteligjente.

Të dhëna të tjera në këtë përpjekje të “phishing” tregojnë për lidhje me Teheranin. Për shembull, Reuters zbuloi se të njëjtat websites me qëllim të keq në sulmet ndaj OBSH ishin përdorur në të njëjtën kohë për të shënjestruar akademikët amerikanë me lidhje me Iranin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco