Filipine nuk kujdeset për stafin mjekësor, luftojnë koronavirusin të pambrojtur

Filipine nuk kujdeset për stafin mjekësor, luftojnë koronavirusin të pambrojtur

10:28, 02/04/2020
A+ Aa A-

Infermieret që ndodhen në linjën e parë të përgjigjies ndaj koronavirusit nuk po mbroen sa duhet në Filipine.

Kjo ka rezultuar në disa vdekje në stafin mjekësor.

April Abriass, një infermiere në Filipine, tregon për CNN se ecën afro 10 km në ditë, për të monitoruar 30 pacientë që dyshohen për koronavirus, në provincën rurale të Manilës.

Ajo nuk ka një maskë për tu mbrojtur, por vë një rrobë rreth fytyrës, e cila nuk është mbrojtje e nvojshme ndaj virusit që ka vrarë më shumë se 47,000 njerëz në gjithë botën.

Të paktën 17 mjekë të linjës së parë kanë vdekur nga koronavirusi në Filipine dhe më shumë se 600 kanë qënë në karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco