Zgjatja e kufizimeve në Itali, ministri: Beteja është ende shumë e gjatë!

Zgjatja e kufizimeve në Itali, ministri: Beteja është ende shumë e gjatë!

11:41, 01/04/2020
A+ Aa A-

ROMË - Italia do të zgjasë kufizimet e masave anti-koronavirus të vendosura muajin e kaluar, deri më 13 prill, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza të mërkurën.  "Ne nuk duhet të ngatërrojmë sinjalet e para pozitive me një sinjal "plotësisht të qartë ". Të dhënat tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe se vendimet drastike po japin fryte, "i tha Speranza, Senatit.

Pas ditëve të rritjes së madhe të rasteve, të dhënat këtë javë kanë treguar se ritmi i rritjes së numrit të të infektuarve në Itali është duke u ngadalësuar, me infeksione të reja që shkuan të hënën në 4,053. Vdekjet kanë mbetur kryesisht të qëndrueshme me mbi 800 në ditë.

Speranza shtoi se "beteja (kundër virusit) është ende shumë e gjatë."

Italia ishte vendi i parë perëndimor që futi kufizimet dhe i ka forcuar ato javë për javë, duke ndaluar të gjitha aktivitetet. përveç atyre më jetike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco