Guterres: Koronavirusi, sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore

Guterres: Koronavirusi, sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore

08:35, 01/04/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se përhapja aktuale e koronavirusit është sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai tha se përballja me këtë pandemi mund të sjellë një recesion "që ndoshta nuk ka paralele me të kaluarën e fundit".

Deklarata e Guterres u bë në prezantimin e një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi ndikimin e mundshëm socio-ekonomik të shpërthimit të pandemisë.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani ka kaluar 860,000, me më shumë se 42,000 vdekje.

Numri i vdekjeve në ShBA tani është më shumë se 4,000 - më i lartë se numri i deklaruar i vdekjeve në Kinë, ku shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar.

Më shumë se 189,000 njerëz në Amerikë janë infektuar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco