Kontaminohen me koronavirus testet e COVID-19 të porositura nga Britania

Kontaminohen me koronavirus testet e COVID-19 të porositura nga Britania

18:35, 31/03/2020
A+ Aa A-

Përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar për të rritur testimin publik për koronavirusin pësuan një pengesë të hënën, pasi përbërësit kryesorë të disa testeve që duhen importuar u kontaminuan me koronavirus.  

Eurofins Scientific, një kompani laboratorike testimi me qendër në Luksemburg, dërgoi një email të hënën në mëngjes duke informuar laboratorët qeveritarë në Mbretërinë e Bashkuar se shpërndarja e "sondave kryesore” për testet e koronavirusit do të vonohej, pasi në furnizime gjendeshin gjurmët e koronavirusit, njoftoi Telegrafi, sipas FoxNews.  

Nuk ishte e qartë në email se si testet u kontaminuan. Eurofins Scient insistoi që edhe furnizuesit e tjera të testeve të koronaviruseve private kanë pasur probleme të ngjashme.  

Ndërkohë, qeveria britanike është përballur me kritika për përfshirjen e saj të ngadaltë të testimit të koronavirusit për publikun e gjerë, kur krahasohet me vendet e tjera më të pasura, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut, transmeton Telegrafi.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco