COVID-19/ BE apel vendeve anëtare: Mos përdorin pandeminë për të minuar demokacinë

COVID-19/ BE apel vendeve anëtare: Mos përdorin pandeminë për të minuar demokacinë

16:54, 31/03/2020
A+ Aa A-

Komisioni Evropian i ka dërguar një paralajmërim të ashpër kryeministrit hungarez të krahut të djathtë, Viktor Orban, duke thënë se masat urgjente të miratuara nga shtetet anëtare, për të luftuar krizën e koronavirusit, nuk mund të shërbejnë për të minuar demokracinë.  

"Është shumë e rëndësishme që masat emergjente të mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore. Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Rel.  

Deklarata erdhi një ditë pasi parlamenti i Hungarisë miratoi legjislacionin që i jep qeverisë së Orbanit fuqitë e reja, që tejkalojnë masat, të cilat i përkasin një gjendjeje të jashtëzakonshme.  

Von der Leyen nuk e përmendi Hungarinë, por deklarata e saj megjithatë shihet si një qortim ndaj qeverisë së Orbanit.  

"Çdo masë urgjente duhet të kufizohet në atë që është e nevojshme dhe rreptësisht proporcionale. Ato nuk duhet të zgjasin për një kohë të pacaktuar", tha von der Leyen.  

Kabinetit të kryeministres belge, Sophie Wilmes, gjithashtu i është dhënë autoriteti të qeverisë me dekret pa përfshirje parlamentare, për gjashtë muaj.  

Ligjvënësit francezë miratuan një ligj që rrit fuqitë e kryeministrit, një veprim i kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut.  

Në shumë vende të tjera evropiane, pezullimi i lirive personale të garantuara më parë, përfshirë edhe të drejtën për të demostruar, për t'u mbledhur dhe për të qarkulluar lirshëm, kanë ngritur frikën se masat e përkohshme mund të vazhdojnë përtej gjendjes së jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco