Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Egërsohet epidemia, Trump e flak tutje planin për të hapur bizneset në mes të prillit

Egërsohet epidemia, Trump e flak tutje planin për të hapur bizneset në mes të prillit

08:17, 30/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump zgjodhi të dielën për të njoftuar zgjatjen e qëndrimit në shtëpi deri në fund të prillit, duke hedhur poshtë një plan të kritikuar ashpër që synonte të ringrinte ekonominë aty nga mesi i prillit. Ky ndryshim erdhi pasi një këshilltar i lartë i fushës së mjekësisë tha se më shumë se 100,000 amerikanë mund të vdisnin nga shpërthimi i koronavirusit.

Kthesa e Trump, udhëzimi i ri, për të cilin ai tha se do të zbulohej në detaje më të mërkurën, erdhi pasi numri i vdekjeve në SHBA arriti në 2,460 nga sëmundjet e frymëmarrjes, sipas një raporti të Reuters, me më shumë se 141,000 raste, më e lartë se e çdo vendi në botë .

"Kulmi, pika më e lartë e nivelit të vdekjeve, ka të ngjarë të ndodhë brenda dy javësh,"  tha Trump një konferencë për koronavirusin nga Kopshti i Shtëpisë së Bardhë, i mbështetur nga këshilltarët e lartë dhe drejtuesit e biznesit, "Asgjë nuk do të ishte më keq sesa të shpallja fitore para fitorja është fituar. "

Ai u tha amerikanëve: "Sa më mirë ta bëni këtë, aq më shpejt do të përfundojë i gjithë ky makth."

Më herët, të dielën, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i tha CNN se pandemia përfundimisht mund të vriste nga 100,000 deri në 200,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Sugjerimi i befasishëm i Trump se ai mund të urdhëronte rihapjen e ekonomisë deri për Pashkë, ishte pritur me kritika të mprehta dhe të menjëhershme nga guvernatorët e shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco