Duka dhe dukesha e Cambridge dhurojnë 5 milionë paundë për shëndetin mendor në kohën stresuese të pandemisë

Duka dhe dukesha e Cambridge dhurojnë 5 milionë paundë për shëndetin mendor në kohën stresuese të pandemisë

11:24, 29/03/2020
A+ Aa A-

Duka dhe dukesha e Cambridge do të dhurojnë një paketë ekonomike prej 5 milionë paundësh për të mbështetur shëndetin mendor të vendit në një kohë ankthi të shkaktuar nga pandemia.

Ata nxisin popullin të ndjekë këshillat e Shëndetit Publik të Anglisë duke përdorur telefonata me kamera për të mbajtur kontaktet me familjarët dhe miqtë.

Ndërhyrja e familjes Cambridge është pjesë e iniciativës së qeverisë që do të dërgojë shumën prej 5 milionë paundësh për bamirësi për shëndetin mendor.

Kate dhe Ëilliam thanë: “Javët e fundit kanë qënë të mbushura me ankth për këdo. Ne duet të gjejmë kohë për të mbështetur njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor.”

Ata vazhdojnë: “Duke u bashkuar dhe duke marrë hapa të vegjël ccdo ditë, ne mund të jemi më të përgatitur për kohërat që na vijnë përpara.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco