Qindra të vdekur pasi konsumuan ‘kurën e koronavirusit’

Qindra të vdekur pasi konsumuan ‘kurën e koronavirusit’

15:16, 27/03/2020

Më shumë se 300 njerëz kanë humbur jetën dhe 1 mijë të tjerë janë sëmurë në Iran pasi konsumuan metanol, raportojnë mediat vendase.

Sipas Fox News, iranianët besonin se metanoli do i mbronte nga koronavirusi.

Që kur nisi epidemia, mediat sociale në Iran janë mbushur me kura të ndryshme false për koronavirusin.

Në këtë vend është i ndaluar konsumi i alkoolit, por në vend ka nisur të shpërndahet alkool industrial.

Një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se vendet e tjera kanë një problem, Irani ka dy.

“Ne duhet të kurojmë njerëzit nga helmimi me alkool, por edhe duhet të luftojmë koronavirusin”.

Qeveria iraniane fillimisht e nënvlerësoi rrezikun e koronavirusit. Tani vendi numëron 29 mijë raste dhe mbi 2200 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco