‘Me këto ritme, mund të infektohet gjysma e popullsisë’/ Kryebashkiaku amerikan apel qytetarëve

‘Me këto ritme, mund të infektohet gjysma e popullsisë’/ Kryebashkiaku amerikan apel qytetarëve

18:39, 26/03/2020
A+ Aa A-

Sipas një deklarate të kryebashkiakut Bill de Blasio, qytetarët e New Yorkut duhet të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm pasi gjysma e popullsisë rrezikohet të infektohet nga COVID-19.  

Deklarata erdhi mbrëmjen e së mërkurës.  

Parashikimi vjen pas rritjes së numrit të të prekurve dhe viktimave në New York ku janë regjistruar 199 viktimave dhe mbi 17.800 të infektuar.  

Numri i të infektuarve nuk është një tregues i vërtetë i kësaj epidemie pasi shumë persona që mund të kenë simptoma të lehta nuk testohen.  

“Është thuajse e drejtë të mendojmë që gjysma e popullsisë do të infektohet duke marrë parasysh këto shifra. Është shumë shqetësuese por ne nuk kemi se çfarë të bejmë përveçse të pranojmë realitetin” – shprehet de Blasio për gazetarët.  

Nëse kjo deklaratë do të realizohet, atëherë 4.2 milionë persona do të infektoheshin.  

Por sipas ekspertëve, numra të tilla do të regjistrohen nga muaji shtator, kur dhe aktiviteti i epidemisë të ketë rënë ndjeshëm.  

Qeveria e New York po ndërton godina dhe tenda për të vendosur viktimat pasi morgjet kanë arritur kapacitetin e tyre.  

Deri më tani New York është qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve në SHBA.  

Në të gjithë amerikën janë regjistruar afërsisht 70 mijë të infektuar dhe 1049 viktima.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco