Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Koronavirusi/ Vazhdon të ulet numri i infeksioneve të reja në Itali

Koronavirusi/ Vazhdon të ulet numri i infeksioneve të reja në Itali

18:10, 25/03/2020
A+ Aa A-

Vazhdon drama italiane. Megjithatë ka një lajm të mirë për të katërtën ditë me radhe: numri i infeksioneve të reja është në ulje, raporton Repubblica.

24 orët e fundit janë regjistruar 3491 raste të reja, dje ishin 3612.

Megjithatë numri i të vdekurve mbetet i lartë: 24 orët e fundit u regjistruan 683 viktima, një ditë më parë ishin 743.

Numri i të shëruarve është në rritur, janë 1036 brenda një dite, duke e çuar numrin në total në 9362.

Që nga fillimi i epidemisë, në Itali janë infektuar 74.386 persona dhe kanë humbur jetën 7503 njerëz.

Të dhënat u prezantuan pas kreun e Autoritetit të Mbrojtjes Civile, Andrea Borelli.

Ky i fundit është me temperaturë dhe po pret përgjigjen e analizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco