Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Departamenti i Drejtësisë mbyll një faqe online, mashtronte për vaksinën ndaj koronavirusit

Departamenti i Drejtësisë mbyll një faqe online, mashtronte për vaksinën ndaj koronavirusit

13:05, 23/03/2020
A+ Aa A-

Departamenti i Drejtësisë në SHBA mbylli të dielën një website i cili pretendonte se shiste vaksinën ndaj koronavirusit, akti i parë federal i ndërmarr në lidhje me mashtrimet e shkaktuara nga pandemia.

Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate bën me dije se ka paditur adresën coronavirusmedicalkit.com, e cila pretendonte se shiste vaksinën për COVID-19, sëmundje e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri, por ndërkohë që një vaksinë e tillë nuk egziston.

Në këtë faqe sapo hyjë mund të shihje një postim ku thuhej “Për shkak të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke shpërndarë kite vaksinash. Bëjini tuajën duke paguar vetëm 4.95 $ për dërgesën”.

Kjo ndiqej nga një rubrikë e cila kërkonte informacione mbi të dhënat bankare për të kryer pagesën e dërgesës.

Departamenti i Drejtësisë nuk e ka specifikuar numrin e personave të cilët kanë rënë viktimë e këtij mashtrimi. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe mbi shumën e parave të vjedhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco