Koronavirusi/ Lajme të mira nga Gjermania dhe Koreja e Jugut

Koronavirusi/ Lajme të mira nga Gjermania dhe Koreja e Jugut

12:59, 23/03/2020

Koreja e Jugut dhe Gjermania janë dy vende që po shihen si model për trajtimin e situatës së pandemisë në vendet e tyre. Të dy vendet e pasura ia kanë dalë të kenë një numër shumë të ulët vdekjesh nga koronavirusi.

Të hënën, këto dy vende raportuan të tjera lajme të mira.

Sipas BBC, Koreja e Jugut ka regjistruar vetëm 64 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total me 8961 raste dhe 111 vdekje.

Ky është numri më i uklët i rasteve të reja prej katër javësh. Kjo ka shtuar shpresat se shpërthimi më i keq në Azi, përveç Kinës, mund të jetë duke i zvogëluar.

Kurse në Gjermani, numri i të prekurve ka shkuar në mbi 25 mijë raste, kurse viktima janë 107.

Por gazeta BILD shkruan se ka edhe një lajm të mirë. Drejtuesit e institutit ‘Robert Koch’ kanë lajmëruar se numri i të shëruarve po rritet. Janë të paktën 2809 raste të shëruara, u raportua të hënën. Kjo shifër publikohet për herë të parë.

Drejtuesit e institutit thanë se masat e kufizimit dhe distancimi social po japin fryte.

Megjithatë, si në Korenë e Jugut, edhe në Gjermani, kanë paralajmëruar se rruga përpara mbetet e gjatë dhe e vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco