Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Nuk ishim të përgatitur', i detyruar të punonte pa doreza, mjeku italian ndërron jetë nga koronavirusi

'Nuk ishim të përgatitur', i detyruar të punonte pa doreza, mjeku italian ndërron jetë nga koronavirusi

10:33, 19/03/2020
A+ Aa A-

Një mjek 57-vjeçar, i cili punonte në një spital në qytetin Codogno, ka ndërruar jetë.

Sipas  Euronews Marcello Natali ishte i shtruar në një spital në Cremona pasi rezultoi pozitiv me koronavirus ndërsa  u transferua në Milano pas një pneumonie të dyfishtë.

Para se të testohej për Covid-19, në një intervistë për Euronews kishte thënë se duhej të punonte pa dorëza.

“Ato kanë mbaruar”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu tha se në Codogno, në një vend aty pranë, Casale, 14 mjekë ishin në karantinë që nga data 28 shkurt.

“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirusin, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”, është shprehur Natali.

Vdekja e Marcello Natali u konfirmua nga një përfaqësues i Federatës Italiane të Praktikuesve të Përgjithshëm, i cili tha se ai vuante nga pneumonia e dyfishtë për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë Paola Pedrini, sekretare rajonale në federatë, tha për Euronews se 110 mjekë nga 600 në provincën e vetme të Bergamos janë të sëmurë.

“Situata nuk është aspak mirë që nga fundi i shkurtit. Ne morëm disa maska, disa doreza, asgjë tjetër. Një maskë që duhet të zgjasë gjysmë-ditë, këtu zgjat një javë.”

Shumë vende europiane vuajnë nga mungesa e  dorezave, maskave ??mjekësore si dhe mjeteve të tjera si dezinfektuesi i duarve./abcnews.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco