Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Virusi kinez'?! OBSH: Nuk duhet lidhur me racat! As H1N1 nuk u quajt 'gripi i Amerikës'

'Virusi kinez'?! OBSH: Nuk duhet lidhur me racat! As H1N1 nuk u quajt 'gripi i Amerikës'

10:01, 19/03/2020
A+ Aa A-

Virusi nuk ka kufi dhe nuk ka dallim race, ngjyre ose pasurie. Kështu u shpreh drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore pranë OBSh-së, Michael Ryan, në reagim ndaj fjalëve të presidentit amerikan Donald Trump për "virusin kinez".

Michael Ryan-i tha që koronavirusi nuk duhet të lidhet me ndonjë racë ose rajon të caktuar. Njerëzit duhet t'i përdorin fjalët në mënyrë të kujdesshme dhe të mos i lidhin këto gjëra. Sipas tij, çdokush që krijon lidhje mes virusit dhe racave duhet të pendohet. Kjo është diçka që askush nuk e dëshiron dhe të gjithë duhet të bashkëpunojnë, u shpreh Ryan, sipas CRI.

Ai shtoi që H1N1 në vitin 2009 filloi në Amerikën Veriore, por nuk u quajt si gripi i Amerikës Veriore. OBSh-ja kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Ky është moment për përballimin e përbashkët dhe jo për akuza ndaj ndokujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco