Presidenti i Kinës: Do t'i japim më shumë ndihmë Italisë kundër koronavirusit

Presidenti i Kinës: Do t'i japim më shumë ndihmë Italisë kundër koronavirusit

08:53, 17/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti Xi Jinping ka bërë të ditur se Kina do të dërgojë më shumë ekspertë mjekësorë në Itali dhe do të sigurojë më shumë ndihmë në luftimin e koronavirusit të ri.

Në një telefonatë me kryeministrin italian Giuseppe Conte, Xi Jinping tha gjithashtu se Kina e mbështet fuqimisht Italinë dhe ka besim të plotë në fitoren e saj mbi pandeminë, njofton radio e Jashtme e Kinës.

Ai shprehu edhe gatishmërinë e Kinës për të punuar me Italinë për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

Conte tha nga ana e tij se arritjet e Kinës në kontrollin e sëmundjes kanë shërbyer si pikë referimi për Italinë dhe vendet e tjera, dhe e falënderoi Kinën për ndihmën dhe mbështetjen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, ka bërë të ditur se nëntë ekspertët mjekësorë të dërguar në Itali filluan punën e tyre menjëherë pas mbërritjes në Romë:

"Ekspertët kanë ndarë përvojë me Ministrinë italiane të Shëndetësisë, Kryqin e Kuq Italian, Institutin e Përparuar Italian të Shëndetësisë dhe Spitalin Kombëtar për Sëmundjet Infektive të Romës për trajtimin e pacientëve, përdorimin e ilaçeve dhe kontrollin e infeksionit brenda spitaleve, në përputhje me situatën pandemike në Itali ".

Ai shtoi se ekspertët kinezë shkëmbyen ide me punonjësit mjekësorë italianë se si të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e publikut dhe stafit mjekësor. Ata më pas do të nisen për në veri të Italisë, që është prekur më rëndë nga pandemia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco