Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Koronavirusi gjunjëzon Italinë, ja sa shkon numri i viktimave

Koronavirusi gjunjëzon Italinë, ja sa shkon numri i viktimave

18:49, 07/03/2020
A+ Aa A-

Vdekjet nga koronavirusi po rriten në Itali dhe infeksionet gjithashtu, ku sipas raporteve të fundit, vetëm gjatë ditës së sotme kanë vdekur 36 persona si dhe janë infektuar 1145 të tjerë.

Nga shifrat e fundit të publikuara nga kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli në konferencën e fundit për shtyp, numri total i vdekjeve i ka kaluar 233 viktima dhe numri total i të prekurve ka arritur në 5061.

Sa i përket të shëruarve, shifrat zyrtare flasin për 589 në total dhe 567 ndodhen në terapi intensive.

Virusi u ka marrë jetën më shumë se 3.400 personave në mbarë botën dhe ka prekur rreth 101.400 të tjerë, shumica e të cilëve në Kinë. Mëngjesin e kësaj të shtune, Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka konfirmuar bllokimin e një anije të ankoruar në San Francisko.

Në mesin e ekuipazhit dhe pasagjerëve të më shumë se 50 shteteve të botës, kanë rezultuar pozitiv 21 persona.

Në Iran, autoritetet raportuan se mes 124 viktimave të koronavirusit është edhe një deputete 55-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco