Raportohen 2 të vdekur nga koronavirusi në Florida/ Konfirmohen 253 persona të infektuar në SHBA

Raportohen 2 të vdekur nga koronavirusi në Florida/ Konfirmohen 253 persona të infektuar në SHBA

18:39, 07/03/2020
A+ Aa A-

Dy persona në Florida që rezultuan pozitivi me koronavirus, kanë vdekur, duke u bërë viktimat e para të njohura jashtë shtetit të Kalifornisë dhe Uashingtonit, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë të premten.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis lëshoi një urdhër të shtunën, që drejtonte një Urgjencë të Shëndetit Publik të Nivelit II në shtet, pasi dy persona, të cilët ishin në të 70-tat dhe kishin udhëtuar jashtë vendit vdiqën, sipas Departamentit të Shëndetit në Florida, raporton FoxNews.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka arritur të paktën 16 viktima, përfshirë 13 në shtetin e Uashingtonit dhe një në Kaliforni, me të paktën 253 raste të infektuara të konfirmuara në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco