Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shënohen 145 vdekje nga koronavirusi në Iran, konfirmohen 5,823 të infektuar

Shënohen 145 vdekje nga koronavirusi në Iran, konfirmohen 5,823 të infektuar

16:23, 07/03/2020
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi arriti në 145 të shtunën, pasi 21 persona të tjerë u konfirmuan se vdiqën gjatë ditën e fundit, mes tyre një ligjvënës konservator nga Teherani, thanë zyrtarë dhe një agjensi lokale e lajmeve.

Duke njoftuar vdekjet e fundit nga virusi, një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha në një konferencë televizive se raporti i infeksioneve të konfirmuara ishte rritur për më shumë se 1.000 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur 5,823 të infektuar në total deri të shtunën, raporton Reuters.

Ligjvënësi Fatehmeh Rahbar ishte në mesin e atyre që vdiqën të premten, njoftoi agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, në një shenjë tjetër se sëmundja po përhapet brenda institucioneve shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco