Kina hap kampe riedukimi për koronavirusin, dënohet çdo person që shëtit në rrugë

Kina hap kampe riedukimi për koronavirusin, dënohet çdo person që shëtit në rrugë

13:11, 28/02/2020
A+ Aa A-

Autoritetet në provincën kineze Hubei kanë dërguar në kampe riedukimi banorët që janë kapur duke ecur në rrugë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Një video shfaq banorët duke studiuar në një dhomë që ruhej nga oficerë ‘anti-koronavirus’ në një nga qendrat në Huangshi, të provincës Hubei. Arsyeja e dënimit të tyre: kishin dalë jashtë pa asnjë arsye’.

Personat që mbahen në këto kampe duhet të kalojnë provime mbi rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi dhe të nënshkruajnë një letër ku pranojnë çdo gjë. Nëse këto nuk arrihen atyre nuk u lejohet të largohen.

Javën e kaluar qeveria organizoi 5 skuadra patrollimi për të kapur çdo person që shkel rregullat.

Një banor u pyet nga mediat, pas largimit të tij nga kampi. Ai tregoi për Pear Video se u kap nga patrullat, kur kishte dalë për t’i dërguar diçka familjarëve të tij.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco