Frika prej koronavirusit/ Mbyllet shkolla e Princit George dhe Princeshës Charlotte

Frika prej koronavirusit/ Mbyllet shkolla e Princit George dhe Princeshës Charlotte

22:46, 26/02/2020

Shkolla e Princit George dhe Princesha Charlotte është bërë shkolla e fundit që i dërgoi nxënësit në shtëpi për izolimin ndaj koronavirusit, pasi zyrat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë mbyllur ndërsa frika mbi virusin rritet.

Kaosi dhe konfuzioni nga koronavirusi po mbërthen pothuajse çdo pjesë të jetës britanike gjatë ditës së sotme, ndërsa shkollat rebelohen kundër Qeverisë, raporton Dailymail.

Bizneset e mëdha u mbyllën dhe ngjarjet e mëdha sportive u shtynë për shkak të shpërthimit të rasteve të reja në Evropë.

Katër nxënës në shkollën Thomas's Battersea në jug-perëndim të Londrës janë dërguar në shtëpi dhe janë në pritje të rezultateve të testit, u raportua këtë mbrëmje.

Kjo situate vjen pasi të paktën 13 shkolla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mbyllën dyert e tyre, mbi frikën e përhapjes së virusit.

Frika po intensifikohet nga përhapja e virusit vrasës sepse 12 njerëz kanë vdekur në Itali që nga e premtja, ndërsa Franca raportoi sot një tjetër vdekje dhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut u bënë vendet e fundit që regjistruan raste e para pasi numri i të infektuarve në kontinent tejkaloi 400.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco