Egjipti, funeral ushtarak dhe 3 ditë zie për ish-Presidentin Mubarak, të rrëzuar me protesta

Egjipti, funeral ushtarak dhe 3 ditë zie për ish-Presidentin Mubarak, të rrëzuar me protesta

11:34, 26/02/2020
A+ Aa A-

Kairo – Egjipti do ta varrosë të mërkurën ish-Presidentin e vet Hosni Mubarak me një funeral ushtarak në Kairo. Mubarak vdiq në moshën 91 vjeç.

Mubarak e sundoi Egjiptin për 30 vjet derisa u rrëzua nga posti me protesta në vitin 2011. Ai kaloi shumë vite më pas në burg, derisa iu dha liria në vitin 2017.

Mubarak vdiq të martën pas disa javësh nën kujdes intensiv pas një operacioni.

Presidenca dhe Forcat e Armatosura të Egjiptit e vajtuan ish-oficerin e forcave ajrore si një hero për rolin e tij në luftën arabo-izraelite në vitin 1973. Presidenca deklaroi tre ditë zie kombëtare.

Zyrtarët e lartë të Egjiptit pritet të marrin pjesë në funeralin që do të mbahet në periferinë lindore të Kajros por nuk dihet nëse do të jetë edhe Presidenti Abdel Fattar al-Sisi.

Arkivoli i Mubarak do të transportohet nga ajri, nga xhamia ku do të mbahet funerali, deri tek vendi i varrimit, raportoi televizioni shtetëror.

Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 239 demonstruesve gjatë 18 ditëve të revoltës në 2011, por u shpall i pafajshëm në 2017 pasi e liruan nga akuzat.

Ai u dënua në vitin 2015 së bashku me dy djemtë e tij për devijimin e fondeve publike  në favor të pronave të familjes. Ata u dënuan me nga tre vjet burg.

Mubarak tha se historia do ta gjykonte atë si një atdhetar që i shërbeu vendit të tij me vetmohim, por për shumë egjiptianë, periudha e tij në pushtet ishte një periudhë e autokracisë dhe kapitalizmit./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco