Flet babai i Megan Markle: 'Jam i mërzitur me vajzën time dhe princin Herri'

Flet babai i Megan Markle: 'Jam i mërzitur me vajzën time dhe princin Herri'

10:10, 26/02/2020
A+ Aa A-

Tomas Markle, i ati i Megan Markle, ka kritikuar sjelljen e së bijës drejtuar monarkes së Anglisë.

75 vjeçari u pa nga gazetarët tek dilte nga një dyqan dhe pranoi të fliste për ta. Ai u shpreh se çifti nuk ka asnjë të drejtë t’i flasë ashtu mbretëreshës.

Tomas vazhdon duke thënë se është i mërzitur me të bijën dhe burrin e saj, princin Herrri, pasi ata nuk kanë të drejtë ta përdorin fjalën ‘mbretërore’ si pjesë e emrit të markës së tyre.

Ai tha: “ Mendoj se është një fyerje për Mbretëreshën dhe popullin britanik. Vajza ime më ka lënë mua, ka lënë familjen tonë dhe tani po lë dhe familjen mbretërore.”

E gjitha kjo erdhi pas kërkesës së Mbretëreshës që çifti Sussex të mos përdorë më fjalën ‘mbretërore’ në markën e tyre. Çifti më pas u kundërpërgjigj duke thënë se monarku nuk ka asnjë të drejtë ligjore mbi këtë fjalë, sidomos nëse ata e ushtrojnë veprimtarinë e tyre jashtë vendit.

Ndryshimi i emrit të kompanisë në këtë fazë do të ishte një humbje shumë e madhe për ta, duke konsideruar investimet e bëra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco