Hoteli i tmerrit në Spanjë/ Dyfishohet numri i të prekurve me koronavirus

Hoteli i tmerrit në Spanjë/ Dyfishohet numri i të prekurve me koronavirus

09:00, 26/02/2020
A+ Aa A-

Shpërthimi i koronavirusit në një hotel në Tenerife njohu përkeqësim mbrëmjen e shkuar pasi numri i pacienteve u dyfishua nga dy në katër.

Mësohet se virusin e solli në resortin spanjoll një mjek italian.

Qindra klientë të hotelit kanë ngecur aty në karantinë dhe nuk lëvizin dot nga dhomat e tyre.

Ajo që kishte nisur për ta si një udhëtim pushimesh, po kthehet në një makth.

Ndërkohë autoritetet thonë se po presin një tjetër testim për mjekun italian dhe të shoqen, që dolën fillimisht pozitivë dhe provokuan panikun në Tenerife.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco