Vdes ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i rrëzuar gjatë Pranverës arabe

Vdes ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i rrëzuar gjatë Pranverës arabe

12:13, 25/02/2020
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i rrëzuar i Egjiptit Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91 vjeç, njoftoi televizioni shtetëror të martën. Vdekja ka ardhur disa javë pasi ai iu nënshtrua një operacioni.

Mubarak e drejtori Egjiptin për 30 vjet, derisa u rrëzua nga posti pas protestave kundër sundimit të tij në 2011, gjatë Pranverës Arabe.

Ai u burgos për disa vjet pas kryengritjes por u lirua në 2017 pasi u shkarkua nga shumica e akuzave. Pasardhësi i tij i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak në 2013.

Shumë e shohin jehonën e lidershipirt të Mubarak tek lideri actual i Egjiptit, ish-gjenerali Abdel Fatah al-Sisi.

Mubarak u nxor i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Apelit të Egjiptit në mars 2017 për akuzën e vrasjes së protestuesve, me vendim të formës së prerë, në një çështje të stërgjatur që fillimisht bëri që të dënohej me burgim të përjetshëm në vitin 2012 për vdekjen e 239 protetsuesve që u ngritën kundër sundimit të tij. Një akuzë tjetër për korrupsion u rrëzua në 2015.

Ky burrë I fortë u shfaq shpesh në sallat gjyqësore I ndjekur nga një barrel dhe me size të errëta dielli.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco