Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Conte: Një spital nuk zbatoi protokollin dhe favorizoi infeksionin

Conte: Një spital nuk zbatoi protokollin dhe favorizoi infeksionin

09:41, 25/02/2020
A+ Aa A-

Dje ka pasur një përplasje shumë të fortë midis Kryeministrit Italian, Giuseppe Conte dhe Presidentit të Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Conte, në “Frontiere” tek Raiuno, shpjegoi se një prej shpërthimeve të virusit e ka pasur origjinën nga keqmenaxhimi “i një spitali”, që nuk zbatoi protokollin. Dhe sigurisht, fjala është për një spital në veri. Ndoshta iu referua atij në Codogno, Lombardia, njofton Corriere.

“Ne nuk mund ta parashikojmë përparimin e virusit – përsëriti ai jashtë selisë së Mbrojtjes Civile. - Është e qartë se ka pasur një shpërthim dhe është përhapur prej andej.

Tashmë dihet, ka pasur një shpërthim në strukturën spitalore që nuk ka qenë e duhura sipas protokolleve që rekomandohen në këto raste dhe sigurisht kjo ka kontribuar në shpërndarjen e virusit. Por, pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë me kujdes dhe me ashpërsi maksimale.”

Por Conte shkoi edhe më tej. Ai kërkoi nga Presidentët e Rajoneve jashtë zonës së infektuar që të mos vepronin vetëm, pa udhëzime nga Roma.

Fjalët e tij shkaktuan zemërim dhe prishje edhe me qeveritarët e Legës, duke nxjerrë në plan të parë përplasjen me Matteo Salvino.

“Conte që përdori fjalë fashiste, kërkoi fuqi të plotë, të japë dorëheqjen”, tha Riccardo Milonari në emër të Legës.

Edhe Fontana nuk e la me aq. “Ishin pikërisht Rajonet ato që morën vendimet e caktuara, që qenë aktive dhe iu përshtatën vështirësive të momentit, duke reaguar me efikasitetin më të lartë”, vërejti ai dhe e kritikoi Kryeministrin: “Duhet thënë edhe se ato nuk u dëgjuan dhe aq shumë kur thanë para disa kohësh, rreth më muaj më parë, që ndoshta duhej t’i kushtohej pak më shumë vëmendje faktit se virusi mund të arrinte edhe në vendin tonë.”

Conte u shpreh disa ditë më parë është bërë një gabim, i cili u pagua shtrenjtë nga vendi. Kreu i ekzekutivit foli dhe për impaktin e koronavirusit në ekonominë italiane.

“Mund të jetë shumë i fortë, në këtë moment mund të parashikojmë pasoja negativa në ekonominë e vendit".

Conte tha gjithashtu se kanë marrë në konsideratë që të pezullojnë pagesat e taksave dhe detyrimeve të tjera, përfshi edhe këstet e kredive për personat që janë në zonën e kuqe, e cila tashmë ndodhet në karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco