Koronavirusi, shënohet viktima e katërt në Itali

Koronavirusi, shënohet viktima e katërt në Itali

08:59, 24/02/2020
A+ Aa A-

Në Itali u shënua edhe viktima e katërt nga koronavirusi. Mësohet se ka ndërruar jetë një 84-vjeçar në Bergamo. Kjo ishte viktima e tretë në Lombardi. Italia është vendi i tretë në botë me kaq shumë të prekur nga sëmundja.

Deri më tani nga sëmundja kanë humbur jetën dy burra dhe dy gra. Italia ka izoluar qytete të tëra në përpjekje për të ndalur përhapjen e sëmundjes.

Rajonet më të prekura mbeten Lombardia dhe Veneto, ku shkollat e universitetet janë mbyllur dhe mbi 100 aktivitete sportive janë pezulluar, mes tyre edhe 4 ndeshje të Serisë A.

Pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet njoftuan edhe pezullimin e karnavaleve të Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco