Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Pa zjarr, pa ujë, pa tym/Realiteti virtual trajnon zjarrëfikësit

Pa zjarr, pa ujë, pa tym/Realiteti virtual trajnon zjarrëfikësit

14:32, 23/02/2020
A+ Aa A-

Australia është shkatërruar nga zjarri më i tmerrshëm në dekada. Më shume se 2,3 milionë hektarë janë djegur dhe rreth 1 milionë kafshë janë prekur.

Me shtimin e këtyre katastrofave zjarrëfikësit po stërviten me teknologji të reja për të qënë më të përgatitur. Disa departamente zjarri në Australi dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të përdorin realitetin virtual për të trajnuar zjarrëfikësit.

Kompania Flaim Systems ka ndërtuar një trajnues VR që simulon situata të mundshme. Duke vënë një pajsije në kokë ata futen në skenare të jetës reale që do të ishin shumë të rrezikshme për tu inskenuar në të vërtetë.

Xhejms Mullins, CEO i Flaim Systems tha për CNN Business: “ E gjithë ideja jonë është që t’i lëmë zjarrëfikësit të marrin vendime dhe të bëjnë gabime, në mënyrë që të mësojnë prej tyre.”

Teknologjia VR prodhon ndjesi reale për tymin, zjarrin, ujin dhe shkumën e shuarjes së zjarrit. Zjarrëfikësit veshin kostume që i bëjnë të ndihen si në temperaturat që do të jenë në situatat e vërteta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco