Banorja e Wuhan negative për koronavirus, e detyrojnë të shtrohet në karantinë

Banorja e Wuhan negative për koronavirus, e detyrojnë të shtrohet në karantinë

12:52, 23/02/2020
A+ Aa A-

Tre javë më parë, Liza Wang po luftonte me ethe të forta, kur nuk u pranua nga një spital i mbipopulluar në Wuhan.

Një skaner kraharori tregoi se mushkëritë e saj ishin të infektuara, por ajo nuk mund të trajtohej për koronavirusin që mund të kishte, pasi në Wuhan nuk kishte mjaftueshëm krevate. Asaj iu dhanë disa mjekime dhe iu tha të qëndronte në karantinë, në shtëpinë e saj.

Por të martën, pavarësisht se ishte shëruar nga sëmundja dhe i kishin thënë që ishte e shëndetshme, avokatja 30 vjeçare thotë se atë e detyruan të shtrohej në një karantinë, duke e vënë kështu atë në rrezik që të merrte virusin nga qindra pacientët e sëmurë.

 “Ata nuk mundën të më trajtonin në spital kur isha e sëmurë. Tani unë jam mirë dhe ata më çojnë me zor në një të tillë,” u shpreh ajo në një lidhje telefonike me CNN nën një emër të rremë.

Komiteti i lagjes, një organizëm ndërmjetës midis qeverisë dhe popullit, i mundësoi Wang dy teste AND-je, të cilët e shfaqën atë negative për koronavirusin. Gjithsesi, të martën, komiteti i tha asaj se ishte e detyruar të shkonte në karantin, nëse nuk kishte një dokument nga spitali që ishte liruar prej tij. Liza këtë dokument nuk mund ta siguronte, pasi atë nuk e kishin pranuar në spital si pasojë e mbipopullimit të tij.

Ajo u detyrua të bashkëpunonte, pasi u kërcënua se policia do të ndërhynte në të kundërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco