Trump do t'i ngrejë problemin e lirisë fetare, Kryeministrit indian

Trump do t'i ngrejë problemin e lirisë fetare, Kryeministrit indian

10:50, 22/02/2020
A+ Aa A-

Uashington – Presidenti amerikan Donald Trump do ta ngrejë çështjen e lirisë fetare në Indi gjatë takimit me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi, javën që vjen, tha një zyrtar i lartë amerikan, për këtë çështje të ndjeshme të qeverisë indiane, njofton Reuters.

Qeveria e Modi është përsballur me protesta të mëdha brenda vendit dhe kritika jashtë për miratimin e një ligji për nënshtetësinë, që është konsideruar si diskriminues kundër myslimanëve dhe thelluar shqetësimet e qeverisë .

Trump që do të shkojë në Indi të hënën do të flasë për traditat që I bashkojnë të dy vendet për demokracinë dhe lirinë fetare, tha zyrtari i lartë amerikan të premten.

“Ai do t’i shtrojë këto çështje, veçanërisht atë të lirisë fetare, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë qeveri”, tha zyrtari.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco