Qëllohet me thikë muezini i xhamisë në Londër, arrestohet agresori i dyshuar

Qëllohet me thikë muezini i xhamisë në Londër, arrestohet agresori i dyshuar

17:53, 20/02/2020
A+ Aa A-

Të enjten, një burrë musliman u godit me thikë në një xhami në Londër gjatë lutjeve të pasdites, sipas policisë.

Burri u dërgua në një spital pasi u qëllua me thikë në Xhaminë Qendrore të Londrës, pranë Parkut të Regent, menjëherë pas ores 3 pasdite, raporton FoxNews.

"Ai u trajtua nga infermierët përpara se të dërgohej në spital," tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane në një deklaratë. "Ne presim një azhurnim për gjendjen e tij."

Pamjet tregojnë se policia po mban poshtë në dyshemenë e xhamisë, një burrë të veshur me një xhup të kuq.

Dëshmitarët thanë se njeriu që u qëllua me thikë është muezini i xhamisë, personi që i thërret muslimanët të luten.

Një burrë u arrestua në vendin e ngjarjes nën dyshimin e vrasjes së mbetur në tentativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco