Detaje nga tragjedia e ‘Malaysia Airlines’/ Ish-kryeministri: Ishte vetëvrasje masive nga piloti

Detaje nga tragjedia e ‘Malaysia Airlines’/ Ish-kryeministri: Ishte vetëvrasje masive nga piloti

18:27, 19/02/2020
A+ Aa A-

"Nivelet e larta" të qeverisë së Malajzisë kanë kohë që dyshojnë se zhdukja e fluturimit 370 të Malaysia Airlines gati gjashtë vjet më parë ishte një veprim i vetëvrasjes masive nga piloti, tha ish-kryeministri i Australisë në një intervistë shpërthyese të mërkurën.

Boeing 777 që transportonte 239 njerëz nga Kuala Lumpur për në Pekin, u zhduk më 8 Mars 2014 dhe supozohet se u rrëzua shumë larg në Oqeanin Indian, raporton FoxNews.

Një raport sigurie në fatkeqësi nga një ekip ndërkombëtar në korrik 2018 zbuloi se aeroplani ka të ngjarë të ketë devijuar nga kursi me qëllim nga dikush, duke fluturua për disa orë pasi ishin ndërprerë komunikimet.

Ish-kryeministri Australian Tony Abbott, i cili ishte në detyrë kur avioni u zhduk, i tha Sky News Australia se zyrtarë të lartë malajzian, besuan se piloti veteran Zaharie Ahmad Shah qëllimisht rrëzoi avionin.

"Kuptimi im është shumë i qartë nga nivelet më të larta të qeverisë malajziane është që ata menduan shumë, shumë herët se ishte vetëvrasje masive nga piloti," tha Abbott për Sky News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco