Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbretëresha ndalon Herri dhe Megan të përdorin markën 'mbretërore'

Mbretëresha ndalon Herri dhe Megan të përdorin markën 'mbretërore'

10:11, 19/02/2020
A+ Aa A-

Duka dhe dukesha e Suseksit janë detyruar të lënë pas markën e tyre “Sussex Royal”, pas vendimit për tu larguar nga postet në monarki.

Pas shumë diskutimeve, Mbretëresha dhe zyrtarë të tjerë besohet të kenë vendosur se nuk është më e përshtatshme për çiftin që të mbajë një markë ‘mbretërore’.

Herri dhe Megan kanë shpenzuar dhjetëra mijëra paundë në një faqe online për markën e tyre, për të shoqëruar faqen në instagram të saj. Ata gjithashtu kanë kërkuar ta regjistrojnë atë si një markë globale për një sërë produktesh si rroba, libra, instrumente mësimi, etj.

Por tani është bërë e njohur se ata do të duhen të krijojnë një markë tjetër.

Ky zhvillim i vë para vështirësive duke qënë se marka ‘Sussex Royal’ është parë nga çifti si mënyra për të siguruar jetesën pas largimit nag monarkia dhe tani ata duhet të ndahen nga ajo.

Një burim tha për the Mail: “Në shumë kuptime kjo ishte e pashmangshme, duke ditur vendimin e tyre për tu larguar nga detyrat mbretërore, por kjo gjithsesi duhet të vijë si një sfidë e vështirë, pasi ata kanë investuar gjithçka në të.Mbretëresha nuk kishte zgjidhje tjetër. Plani i tyre për të qënë gjysmë të përfshirë, gjysmë të larguar nuk do të mund të funksiononte kurrë.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco