Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Pasagjer i padisiplinuar në bord’, Alitalia bën ulje emergjente

‘Pasagjer i padisiplinuar në bord’, Alitalia bën ulje emergjente

11:18, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një pasagjer “problematik” detyroi avionin Alitalia Boeing 777-200ER në fluturim nga Roma dhe New York të bente nje ulje emergjente në aeroportin Heathrow, Londër.

Avioni qe u nis nga Fiumicino në orën 10:37 të mëngjesit -u ul në aeroportin anglez pasi raportoi probleme në bord, ndërsa po fluturonte mbi Francë. Pasi u ulen në Heathrow, oficerët e Policisë Metropolitane u ngjiten në avion dhe pasi moren informacione,  vendosën të ndalonin një nga udhëtarët.

“Policia është thirrur në Terminalin 4 në aeroportin e Heathrow për një pasagjer të padisiplinuar gjatë një fluturimi nga Roma për në Shtetet e Bashkuara,” tha një zëdhënës policise per median lokale. “Burri zbriti nga avioni dhe u arrestua në bazë të nenit 136 të Ligjit për Shëndetin Mendor ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco