Frika nga koronavirusi, Kina ‘fut’ në karantinë dhe dezinfekton kartmonedhat

Frika nga koronavirusi, Kina ‘fut’ në karantinë dhe dezinfekton kartmonedhat

17:55, 15/02/2020
A+ Aa A-

Kina vazhdon të ndërmarrë masa drastike lidhur me identifikimin dhe parandalimin e koronavirusit.

Masa e fundit e ndërmarrë për parandalimin e epidemisë është dezinfektimi dhe karantimi I kartëmonedhave për një afat kohor brenda 14 ditësh.

Lajmi u njoftua nga zv/guvernatori i Bankës Qendrore kineze Fan Yifei, duke përsëritur mbështetjen e saj për kompanitë në vështirësi dhe qëllimin për të ndjekur një politikë monetare "të kujdesshme".

Fan Yifei sqaroi se do të përdoren rrezet ultravjollcë ose temperaturat e larta për dezinfektimin e kartëmonedhave, të cilat më pas do të vulosen dhe izolohen.

Pas periudhës së "karantinës", kohëzgjatja e së cilës do të varet nga ashpërsia e epidemisë në rajon, kartmonedhat mund të rihidhen në qarkullim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco