Djali 5 vjeçar shpëton motrën 2 vjeç dhe qenin nga zjarri

Djali 5 vjeçar shpëton motrën 2 vjeç dhe qenin nga zjarri

10:19, 15/02/2020
A+ Aa A-

Një djalosh 5 vjeçar nga Xhorxhia u zgjua nga flakët në dhomën e tij. Por atë nuk e kapi paniku dhe veprimet e tij shpëtuan të gjithë familjen.

Noah Vuds do të emërohet një zjarrfikës nderi dhe do të marrë një çmim të rallë për shpëtuesit e jetëve për sjelljen e tij heroike.

Noah ishte një nga 8 anëtarët e familjes që flinin në shtëpinë e tyre, kur ai u zgjua nga tymi dhe flakët në dhomën e tij, të cilën ai e ndante me motrën e tij 2 vjeçare.

Ai u çua nga krevati, mori të motrën në krahë dhe doli nga shtëpia nga dalja e vetme e mundshme, një dritare e hapur.

Por Noah nuk u ndal me kaq. Ai u fut sërish në shtëpi për të shpëtuar qenin e familjes. Më pas ai vrapoi për në shtëpinë pranë, ku jetonte xhaxhai dhe kërkoi ndihmë. Së bashku ata zgjuan pjesën e mbetur të familjes.
Të gjithë shpëtuan.

Departamenti i zjarrfikësve nderon djaloshin 5 vjeçar. Shefi i departamentit u shpreh: “Ne kemi parë më parë fëmijë që lajmërojnë prindërit e tyre në raste të tilla. Por që një 5 vjeçar të bëjë këtë… kjo është e jashtëzakonshme.”

Zjarri ishte shkakëtuar nga një defekt në një pajisje elektrike. Shtëpia u dëmtua shumë, por asnjë nga individët nuk pati probleme. Noah u tregoi të gjithëve se edhe një 5 vjeçar mund të jetë hero

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco