Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kina: Shtyni dasmat, shmangni funeralet, digjini kufomat me koronavirus!

Kina: Shtyni dasmat, shmangni funeralet, digjini kufomat me koronavirus!

14:13, 01/02/2020
A+ Aa A-

Qeveria kineze u kërkon çifteve të shtyjnë dasmat nga data me fat e 2 shkurtit dhe të shmangin funeralet, si masë për parandalimin e përhapjes së korona virusit.

2 shkurti konsiderohet datë me fat për ceremonitë e dasmave këtë vit pasi sekuenca e numrave 02.02.2020 është një "palindromë", që do të thotë se lexohet njësoj dhe mbrapsht.

Apeli erdhi pasi numri i vdekjeve nga korona virusi shkoi në 259 nga 11,946 mbarë botën.

Pekini, Shangai dhe qytete të tjera kishin vendosur të ofronin ceremoni dasmash në atë ditë edhe pse do të jetë e diel dhe zyrat janë zakonisht të mbyllura.

Qeveria u shpreh se do të ndalonte përkohësisht shërbimet e këshillimeve martesore dhe i kërkoi publikut të mos organizojë bankete dasmash.

Funeralet gjithashtu duhet të organizohen në mënyrë sa më të limituar dhe të thjeshtë për të shmangur mbledhjen e turmave të madhe të njerezve, ndërsa trupat e të vdekurve nga korona virusi duhet të digjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Stafi i agjencive funebre duhet të veshë pajisjet e duhura dhe të tregoje kujdes maksimal. Kina ka ndërmarrë masa drastike për sa i përket udhëtimeve dhe ka shtyrë pushimet e vitit të ri hënor.

Familjet janë ndaluar të vizitojnë të afërmit, pavarëësisht periudhës festive. Shkollat dhe universitetet në gjithe vendin kanë shtyrë datat e fillimit të mësimit dhe po ashtu fabrikat nisjen e prodhimit. Më shumë se 50 milionë banorë të provincës Hubei, ku virusi u zbulua, janë izoluar dhe mbyllur në shtëpi.

Zyrtarët në Hubei lajmëruan se të gjitha regjistrimet e martesave do të shtyhen deri në n jë lajmërim të dytë. Shumë shtete si SHBA dhe Australia kanë ndaluar hyrjen e të huajve që kanë udhëtuar në Kinë në 2 javët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco